REKLAMOJENI VEHTEN QĖ EDHE NE TĖ
REKLAMOHEMI !!! Ulqin: Kryetari I Qendres pėr hulumtime ekonomike Dr Elez Osmani nė
bashkėpunim me kabinetin e komunės sė Ulqinit z Gėzim Hajdinages organizuan
konferencen e pare skiencore ndėrkombetare nė Ulqin me titull:
*Turizmi nė funksion tė zhvillimit ekonomik dhe proceset intergues* Pėr
www.ulqini.de
Dr Elez Osmani
..info nga Konferenca..>
KUMTESĖ
PĖR MEDIA - Agonia e pushtetit vazhdon,
Ulqin, 31.07.2009
Me rastin e shtyrjes se panumėrta tė
mbledhjeve tė Kuvendit tė Komunės sė Ulqinit, Klubi i kėshilltarėve tė Forcės
jep kėtė kumtesė pėr opinion.
Koalicioni nė pushtet nė KK tė Ulqinit muaj me radhė nuk ėshtė nė gjendje tė
sigurojė praninė e kėshilltarėve tė tij nė mbledhjet e kuvendit. Tė katėrtėn
herė me radhė kjo mbledhje po shtyhet pėr shkak tė mungesės sė kuorumit. Kjo
qartė tregon se problemet e brendshme dhe konfliktet nė kėtė koalicion janė
rritur deri nė atė masė sa qė bllokojnė punėn e kuvendit komunal. Kėsaj i ka
kontribuar edhe mosfunksionimi dhe mos shkathtėsia e ekzekutivit e cila me muaj
nuk i kryen obligimet financiare ndėrmarrjeve publike tė cilave nuk u paguajnė
obligimet e parapara me buxhet.
Kėto probleme do tė rritet edhe mė tepėr deri nė fund tė vitit duke marrė
parasysh faktin se buxheti komunal nė gjashtė muajt e parė ėshtė realizuar 7.5
pėr qind, gjegjėsisht 1.2 milion tė ardhura burimore nė raport me 16 milion tė
paraparė me buxhetin e vitit 2009. Kjo qytetarėt e Komunės sė Ulqinit do ti bie
nė situatė edhe mė tė vėshtirė ekonomike.
Kėshilltarėt e Forcės, tė cilėve me vite nuk u mundėsohen kushte pune, as
anėtarėsi nė kėshillat e ndėrmarrjet publike dhe kėshillat e kuvendit, nė
periudhėn e kaluar kanė siguruar kuorum dhe me kėtė kanė treguar pėrgjegjėsi
ndaj votuesve edhe pse ishim tė vetėdijshėm nė problemet e pushtetit aktual.
Koalicioni nė pushtet e bėn kėtė sepse nuk donė kontroll tė funksionimit tė
ndėrmarrjeve publike si dhe kontrollin nė shpenzimin e mjeteve buxhetore.
Fatkeqėsisht kemi pritur qė kjo shumica e papėrgjegjshme ti sillet interesave tė
qytetarėve dhe komunės, qė ti mundėsohet prezenca e kėshilltarėve tė vet. Por mė
kot, problemet e brendshme nė koalicion me kėtė kanė kulminuar. Klubi i
kėshilltarėve tė Forcės
Dje, mė 08 korrik 2009, nė Podgoricė, nė
lokalet u Kuvendit tė Malit tė Zi, tre pėrfaqėsusit e subjekteve shqiptare,
zotrinjtė: Mehmet Bardhi, Nazif Cungu e Amir Hollaj, biseduan me zotėri
Zhan Sharl GARDETO ( Jean Charles Gardetto) raportues i Asamblesė Parlamentare
tė Kėshillit tė Evropės. Pėrfaqėsuesit shqiptarė, nė pyetje tė tij, e
njoftuan zotėri Gardetto me disa orientime dhe prioritete e veprimtarise
politike:
Pėrfaqėsimi autentik proporcinal i shqiptarve nė organet republikane ( si
shembull u dha Prokuroria nė Malin e Zi, e cila ka mbi 80
prokurorė, ndihmės prokurorė... nuk ka asnji ptokuror shqiptar etj.) dhe
nė organet e qeverisjeve vendore - lokale, nė trevat e tė cilave
shqiptarėt janė autoktonė; Ligjėsimi i mandateve tė garantuara ne Kuvendin
e Malit tė Zi, konkretisht 5 mandate dhe kuvendet e komunave nė trevat
shqiptare; Decentralizimi i pushtetit - kthimi i kompetencave vetėqeverisjeve
vendore komunave, formimin e Komuės sė Tuzit nė kufijtė natyrorė tė
Malėsisė me tė drejta tė plota, Rishqyrtimi i privatizimeve tė deritashme, me
theks tė veēantė tė privatizimevenė trojet shqipare tė cilat privatizime u
bėnė nga lartė, nga Podgorica, pa pėlqimin e pa pjesėmarrjen e
pėrfaqėsuesve legjitim shqiptarė, nuk kanė dhėnė rezultate pozitive,
pėrkundrazi ata janė njė formė e shembull i kolonizimeve dhe okupimeve tė reja
nga Qendra me pasoja tė rėnda pėr popullin shqiptar; Kthimi i pasurisė ish
pronarėve, pasurisė e cila ėshtė marrė me cilėndo formė nė periudhėn
njėpartiake-komuniste;Realizimi i plotė i administratės nė gjuhėn shqipe ( emėrtimet e rrugėve
dhe shesheve nė administratė ne shkolla dhe institucione tė tjera).Ne
pyetjen e veēantė tė zotit Gardetto se a jemi dakord me ndryshimin e normės nė
Ligjin pėr Zgjedhjen e Kėshilltarėve dhe Deputetėve, ku nė Ligjin Aktual
parashihet qė 50% tė mandateve tė fituara ti shpėrndajė subjekti, e cila normė
ėshtė nė kundėrshtim me standardet evropiane, pasi i bie nė lajthitje zgjedhėsit
me rastin e votimit, siē tha zotėri Gardeto, pėrfaqėsuesit shqiptarė i thanė
mysafirit tė lartė se nė kėte segment janė tė gatshėm pėr tė shqyrtuar kėte
normė me rastin e ndryshimit tė Ligjit apo aprovimit tė Ligjit tė ri zgjedhor,
meqenėse nuk prekė dretėpėrsėdrejti nė interesat tona dhe se ne jemi tė gatshėm
tė respektojm standardet evropiane.Nė Podgoricė, e martė, mė 7 qershor
2009 Mehmet BARDHI Nazif CUNGU Amir HOLLAJ
3.7.2009
Ulqin: Kryetari i Komunės sė Ulqinit z.Gėzim Hajdinaga dhe
bashkėpunėtorėt e tij priten nė njė takim pune njė delegacion tė kompanisė tė
fuqishme amerikane KCI technologies dhe themeluesin e Kėshillit pėr biznes
Amerikano-Malazez z. Charles Dilon. Duke i dėshiruar mirėseardhje, z.Hajdinaga
dha njė pasqyrė tė shkurtėr tė Ulqinit dhe zhvillimi qė e pret atė nė njė tė
ardhme tė shpejtė. Ai vlerėsoi lartė bashkėpunimin qė ka me zyrtarė amerikan dhe
kontributin qė kanė dhėnė ata gjatė tėrė kėsaj kohe. Kryetari Hajdinaga
pėrsėriti qė nė ēdo takim tė nivelit tė lartė ka insistuar pėr prani mė tė
theksuar tė kompanive amerikane nė Ulqin. Nga ana tjetėr mysafirėt shprehėn
konsiderata pėr punėn e z.Hajdinaga, pėr ēfarė ishin mirė tė informuar dhe
ardhja e tyre kishte tė bėnte me rekomandimet qė i janė bėrė pėr tė vizituar
Ulqinin dhe vėnijen e kontakteve dhe realizimin e projekteve nė interes tė
pėrbashkėt. Pėrfaqėsuesit e delegacionit nė pėrvojėn e tyre shumėvjeēare janė tė
dėshmuar nė sektorė tė ndryshėm si nė projektimin dhe ndėrtimin e porteve dhe
marinave, nė zgjidhjen e problemeve tė mbeturinave tė ngurta dhe pėrpunimin e
ujėrave tė zeza dhe nė fusha tė tjera. Nė darkėn e punės, Kryetari Hajdinaga
mysafirėt detalisht i ka njoftuar me planet zhvillimore tė qytetit tonė dhe me
realizimin e projekteve nė kėto fusha qė pėr Ulqinin kanė njė rėndėsi tė
veēantė.
3.7.2009
Ulqin: Mehmet Bardhi ja uron Ambasadorit tė Amerikes nė
Podgoricė Roderich W. Moore Ditėn e Pavarsis..
lėxo mė shumė --->
25.6.2009
Ulqin: Nė Ulqin qėndroi pėr vizitė pune Ambasadori i Francės i akredituar nė
Podgoricė z. Bernard Garancher i shoqėruar nga dy pėrfaqėsues tė Ministrisė sė
mbrojtjes tė Francės, z.nj Diane Masson dhe z. Giles Pernet.
Ata u takuan me Kryetarin Hajdinaga dhe bashkėpunėtorėt e tij.
Nė njė bisedė tė hapur dhe miqėsore u prekėn njė sėrė temash qė kanė tė bėjnė
me pozitėn e pakicave, vendi i tyre nė njė shtet multinacional, pakica shqiptare
si pakicė specifike dhe marrėdhėnijet e saj me vendet fqinje, rrespektivisht me
qytetet e Shqipėrisė.
Kryetari Hajdinaga gjėrėsisht i njoftoi mysafirėt me atė se ēfarė ėshtė bėrė pėr
pakicat nė Mal tė Zi, dhe angazhimet e metytjeshme tė njė shteti siē ėshtė Mali
i Zi qė synon drejtė familjes sė madhe demokratike evropiane.
Ai vleresoi mė pas si shumė tė sukseshėm bashkėpunimin e Malit tė Zi me vendet
e rajonit e konkretisht me Shqipėrinė.
Z Hajdinaga foli pėr marrėdhėnijet qė ka komuna jonė me qytete tė ndryshėm dhe
marrėveshjet e bashkėpunimit qė ka nėnshkruar me shumė nga ta.
Nė takim u pėrkrah ideja qė nė njė tė ardhme njė binjakėzim i kėtij lloji tė
bėhet edhe me ndonjė qytet identik me Ulqinin nė Francė, ndėrkohė qė Ambasadori
Garancher inicoi mbajtjen e njė takimi tė rradhės, ku nė qendėr tė vėmėndjes do
tė jenė projektet zhvillimore tė Ulqinit dhe ēėshtje tė tjera nė interes tė
ndėrsjelltė.
Manifestimi
Kalimera Poetike -Ulqin 2009
Organizatori: Art Klub-Ulqin
Vendi dhe koha e realizimit: Ulqin, Qyteti i vjetėr, Sheshi i pallatit tė
Ballshajve, te Feneri.
Mė 25, 26 qershor tė kėtij viti.
Hapja nė orėn 21.
Tė dhėnat kryesore pėr manifestimin Kalimera poetike -Ulqin 2009.
Kalimera
poetike, tė cilėn e organizon Art Klub nga Ulqini qė nga viti 1993, ėshtė e
vetmja e kėtij lloji te shqiptarėt nė Malin e Zi dhe mė gjerė. Ėshtė njė ndėr
manifestimet letrare mė elite, jo vetėm nė Malin e Zi, por edhe mė gjerė, kur
merren parasysh personalitetet letrare tė cilėt kanė marrė pjesė nė kėtė
veprimtari.
Deri mė tani,
nė Kalimerėn Poetike kanė marrė pjesė 30 shkrimtarėt mė tė njohur shqiptarė,
siē janė: Ali Podrimja, Dritėro Agolli, Fatos Arapi, Enver Gjergjeku, Basri
Ēapriqi, etj. Po ashtu kanė marrė pjesė edhe shkrimtarėt mė nė zė malazezė, siē
janė: Jevrem Brkoviq, Zuvdija Hoxhiq, Mlladen Lompar etj.
Kalimera
poetike ėshtė e konceptuar si manifestim letrar nė tė cilin ēdo shkrimtarit tė
ftuar kushtohet njė mbrėmje autoriale. Studiuesit mė tė mirė tė shkrimtarėve
pėrkatės parapėrgatisin studimin tė cilėn e lexojnė nė mbrėmjen e kushtuar
autorit tė caktuar.
Nė »Kalimerėn
poetike« ( tė shtatėmbėdhjetėn me radhė) marrin pjesė:
Eqrem Basha, nga Prishtina. Pėr tė do tė flasė akademiku Rexhep Ismajli,
ish-kryetari i Akademisė sė Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės. Pjesmarrėsi i
dytė ėshtė shkrimtari Zija Ēela, nga Tirana, pėr tė cilin do tė flasė
shkrimtari, akademik Mehmet Kraja- nga Kraja, komuna e Tivarit.
Si pjesė
pėrbėrėse e Kalimerės Poetike janė: promovimi i librit
Orėt letrare universitare dhe Ora e madhe letrare, tė cilat mbahen nė
grykėderdhjen e lumit Buna..
Pjesmarrėsit
mė tė rėndėsishėm dhe referencat e tyre:Eqrem
Basha. Shkrimtarė, prozaist, skenografist dhe akademik. Ėshtė i lindur mė 1948
nė Dibėr (Maqedoni). Ka studijuar Gjuhėn Shqipe dhe Letėrsinė nė universitetin e
Prishtinės 1967- 1971. Ka shruar pėr medije tė ndryshme nė Kosovė dhe ka marrė
pjesė nė shumė takime letrare internacionale. Ėshtė editor i shtėpisė sė njohur
botuese shqipe: Dukagjini. Ka shkruar tregime, poezi, drama, radiodrama, romanė,
etj. Eshtė pėrkthyes nga gjuha frenge, italiane dhe nga gjuhėt sllave. Ne vitin
2001 ėshtė zghedhur pėr anėtarė tė Akademisė tė Arteve dhe Shkencave tė Kosovės.
Zija Ēela. I lindur nė Shkodėr mė 1946. Ka studijuar Gjuhėn Shqipe dhe Letėrsinė
nė Tiranė.Deri mė tash ka botuar rreth 20 vepra, pėrgjithėsisht nė prozė. Ka
fituar shumė vlerėsime letrare nė nivel tė Shqipėrisė dhe mė tej. Ka botuar
rreth 10 romane dhe po aq vėllime me tregime. Pėr nga stili dhe metoda qė pėrdor
nė veprat e tij nga kritika ėshtė quajtur markezi shqiptar. Veprat e tij janė
pėrkthyer nė disa gjuhė tė huaja.
Organizatore: Shoqata e krijuesve Art Klub-Ulqin
Veprimtaria: KALIMERA POETIKE-ULQIN 2009
P R O G R A M I
Vendi i organizimit: Kalaja e Ulqinit, nė sheshin e Pallatit
tė Ballshajve, te Feneri dhe grykėderdhja e lumit Buna.
Koha e mbajtjes: 25, 26 qershor 2009
Dita e parė: 25 qershor (e enjte) 2009
Ora 16 e mė tutje.
Mbėrritja dhe vendosja e tė ftuarėve nga Shqipėria dhe Kosova nė Pallatin e
Ballshajve nė Kala tė Ulqinit.
Ora 21. Hapja e veprimtarisė Kalimera poetike nga kryetari i Art Klubit, mr.
Haxhi Shabani.
Mbrėmje autoriale kushtuar shkrimtarit Eqrem Basha, akademik.
I ftuar pėr tė folur pėr shkrimtarin, akademik Rexhep Ismajli.
Moderon mbrėmjen: Fif Ēobi
Dita e dytė: 26 qershor (e premtė) 2009
Ora 10. Nisja e organizuar nga Kalaja e Ulqinit pėr tė ftuarit e veēantė dhe
udhėtimi me taksi deri te ura e Bunės.
Ora 11. Udhėtimi me anije nėpėr lumin Buna rreth ishullit Ada pėr tė ftuarit e
veēantė.
Ora 11.45. Po nė anije nė grykėderdhjen e Bunės pėrurimi i librit Orėt letrare
universitare, studimet pėr autorėt e ftuar nė Kalimerėn poetike nėpėr vite.
Flet pėr librin mr. Anton Gojēaj.
Ora 12. Po ashtu nė anije ora e madhe letrare me shkrimtarė tė ftuar nga
Shqipėria, Kosova e Mali i Zi.
Moderatore: Learta Hollaj
Ora 21.Nė Kalanė e Ulqinit, nė sheshin e Pallatit tė Ballshajve, te feneri.
Mbrėmje autoriale kushtuar shkrimtarit Zija Ēela.
I ftuar pėr tė folur pėr tė shkrimtari Mehmet Kraja, akademik.
Moderatore: Merita Haxhibeti
27 qershor.
Ora 9. Takimi i fundit me tė ftuarit e veēantė dhe pėrcjellja e tyre.
Ulqin, 22.06. 2009 Kėshilli organizativ i shoqatės sė krijuesve
Art Klub- Ulqin,
Kryetari i Art Klubit, mr. Haxhi Shabani
21.6.2009
Ulqin:
15 KAMPIONĖ TĖ MALIT TĖ ZI
NGA ULQINI Mė 20 qershor 2009 nė
Podgoricė u mbajt Kampionati i karatesė sė Malit tė Zi pėr fatosa, pionierė tė
rinj, tė vjetėr dhe shpresa, ku morėn pjesė 21 klube me 243 garues. Nė kėtė
kampionat garuesit e Klubit tė Karatesė Ulqini u kurorėzuan me plot 40
medalje: 15 tė arta, 8 tė argjendta dhe 17 tė bronzta.Nga Klubi i Karatesė
Ulqini u shpallėn 12 kampionė tė Malit tė Zi nė disciplinat individuale,
ndėrsa 3 tė tjerė u shpallėn kampionė nė disiplinėn ekipore...lėxo
mė shumė-->
13.6.2009
Ulqin: Karate Team "Ulqini", i pėrbėrė nga karateistėt e klubeve "Ulqini" dhe
"Albulena", mori pjesė nė dy turne ndėrkombėtare tė karatesė: nė Turneun e VI
ndėrkombėtar tė karatesė "Dubrovnik Open", i cili u mbajt nė Dubrovnik mė 13
qershor tė kėtij viti dhe nė Turneun e IX pėrkujtimor tė karatesė Xhevat
Makolli, i cili u mbajt mė 7 qershor nė Prishtinė.
Ekipi i Karate Team "Ulqini" nė Dubrovnik u kurorėzua me 12 medalje: 5 tė arta,
5 tė argjendta, 2 tė bronzta dhe 7 kupa. Nė kėtė garė morėn pjesė 16 klube me
250 garues nga Mali i Zi, Bosnja dhe Kroacia, ndėrsa Karate Team "Ulqini" u
paraqit me 10 garues tė gjeneratave tė ndryshme: 2 shpresa, 2 kadetė dhe 6
juniorė...lėxo mė shumė-->
11.6.2009:
Axhenda e qendrimit te gazetareve nga Kosova ne Ulqin: Gazetaret
nga Kosova
Datum 11.06.2009
Dreka 13.00 h Safari beach
Darka 19.00 h Hotel Dolcino
Kokteji i mireseardhjes Hotel Mediteran 21.00h
Datum 12.06.2009
Dreka 13.00h Toni Grill
Pranim te kryetari i Komunes se Ulqinit 17.00h
Darka 19.30 Llolla Apartments Datum 13.06.2009
Dreka 13.00 h MCM beach
Darka 19.30h Restaurant OTRANT Datum 14.06.2009
Dreka 13.00h Copacabana Darka 19.00h Hotel Albatros
9.6.2009
Ulqin: 35 gazetarė tė medjeve tė ndryshme nga Kosova do tė qėndrojnė nė qytetin
tonė nga data 11-14 qershor. Tashmė vizita e gazetarėve ėshtė bėrė tradicionale
dhe ka pėr qėllim njoftimin e tyre me pėrgatitjet qė janė bėrė pėr sezonin
turistik 2009 dhe ēėshtje tė tjera qė lidhen pėr te. Mbrėmė, nė takimin qė
Kryetari Hajdinaga pati me pronarėt e plazheve, agjencive turistike, hoteleve
dhe apartmaneve, pėr gazetarėt ėshtė hartuar njė program i larmishėm dhe i
gjithanshėm. Krahas gazetarėve nga Kosova ne Ulqin do tė qėndrojė dhe njė
delegacion nga Qyteti i Vjetėr i Sarajevės pėrberjen e tė cilit do tė jenė edhe
ekipe tė gazetarėve, po ashtu Shoqata tė dėshmorėve tė luftės me seli ne
Sarejevė pritet tė dėrgojė 17 fėmijė pa prindėr nga Bosnja e Hercegovina. Ulqini
prej vitesh ka pritur fėmijėt bonjak nga Kosova dhe ftesė pėr tė kaluar pushimet
nė Ulqin i ėshtė bėrė dhe fėmijėve italian nga qyteti i Akvilės qytet qė u godit
nga njė termet katastrofal para disa javėve.
Ulqin,
mė 5. 06. 2009
KĖSHILLI NACIONAL I SHQIPTARĖVE NĖ MALIN E ZI
NACIONALNI SAVJET ALBANACA U CRNOJ GORI
ALBANIAN NATIONAL COUNCIL IN MONTENEGRO
Nr. 31 / 09
Ulqin, mė 5. 06. 2009 KUMTESĖ PĖR OPINION
Kėshilli Nacional
i Shqiptarėve nė Malin e Zi shprehė shqetėsimin pėr mėnyrėn dhe procedurėn e
shpalljes sė tenderit pėr shitjen afatgjatė tė pjesėve mė atraktive tė rivierės
sė Ulqinit.
Jemi tė bindur se me kėtė nuk i kontribohet rrespektimit tė tė drejtave tė
popujve pakicė, por as pushtetit vendorė tė Ulqinit as tė qytetarėve tė saj
pėr tė qenė zot tė pasuris sė vet, e drejt e cila u garantohet me Kushtetutė,
Ligjė e me dokumenta tjerė relevant ndėrkombėtar.
Vlersojmė se Kuvendi Komunal i Ulqinit eshtė dashur tė jetė i njoftuar nė detaje
lidhur me kėto tendere tė shitjes sė pasurisė, si titullar ligjor i pronės sė
Komunės dhe si i vetmi organ legjitim pėr tė lejuar shitjen ose jo tė pasurisė
sė vet. Por lidhur me kėtė ėshtė dashur tė njoftohet edhe Kėshilli Nacional i
Shqiptarėve pasi qė nė Komunėn e Ulqinit shumicėn e popullsisė e pėrbėjnė
shqiptarėt, popull autokton.
Shprehim brengosjen se mos ndoshta kėto veprime janė tė qėllimshme, pėr tė
ndryshuar strukturėn e popullsisė sė Ulqinit.
Prandaj me tė drejtė presim qė Qeveria ta rishikojė vendimin e vet pėr shpalljen
e tenderėve pėr shitjen e Valdanosit, Plazhit tė Shtojit dhe Adės, pasi qė
shitja e kėtyre lokaliteteve tė veēanta e me vlerė tė pallogaritshme mund tė
ketė pasoja tė pa parashikushme pėr Ulqinin dhe shqiptarėt nė Mal tė Zi.
Kėshilli Nacional i Shqiptarve nė Malin e Zi po ndjek me vemendje tėrė kėtė
proces dhe do tė angazhohet qė pėr kėtė me kohė tė njoftoj institucionet
relevante dhe opinionoin vendor e ndėrkombėtarKRYETARI,Tahir Tahiri
3.6.2009
Ulqin: KARATE TEAM "ULQINI" MORI PJESĖ NĖ DY TURNE
NDĖRKOMBĖTARE TĖ KARATESĖ: KUPĖN OMLADINAC 2009" NĖ PODGORICĖ DHE TURNEUN
ZAHIR PAJAZITI NĖ KOSOVĖ
Karate Team "Ulqini" i
pathyeshėm nė Podgoricė
Karate Team "Ulqini" i pėrbėrė nga karateistėt e klubeve
"Ulqini" dhe "Albulena", mori pjesė mė 30 maj 2009 nė dy turne ndėrkombėtare tė
karatesė: nė Turneun e I ndėrkombėtar tė karatesė "Omlladinac 2009" nė Podgoricė
dhe nė Turneun e IV pėrkujtimor tė karatesė Zahir Pajaziti nė Orllan tė
Kosovės...lėxo mė shmė-->
Qershor 2009 Ish- Deputet nė Parlamentin e Malit tė Zi - NY:
Ulqin
30.5.2009 Sot, Kryetari Hajdinaga priti njė grup prej 50
turistash italian tė kryesuar nga Ghini Lonello. Ata janė nga Komuna e Cesenės
nė Itali, pėrndryshe tė apasionuar pas automjeteve tė vjetėr. Nė takimin e
ngrohtė dhe miqėsorė, ata shprehėn vlerėsime dhe konsiderata pėr pritje dhe
ishin tė gatshėm qė tė angazhohen nė vėnijen e urave tė bashkėpunimit ndėrmjet
dy qyteteve. Kryetari Hajdinaga duke pėrshėndetur nismėn nė fjalė, foli pėr
zhvillimin e qytetit tonė dhe pėr investimet qė priten.
Ulqin
30.5.2009 Kryetari i Komunės sė Ulqinit Gėzim Hajdinaga dhe
bashkėpunėtorėt e tij pritėn pronarėt e objekteve tė pėrkohėshme qė veprojnė nė
Ranė. Takimi erdhi pas paralajmėrimeve tė njėpasnjėshme dhe dakordimeve, pėr
menjanimin e kėtyre objekteve dhe zėvėndėsimin e tyre me hapėsira tė gjelbėrta
gjė qė edhe pronarėt janė dakorduar pėr dy vite me rresht. Kryetari Hajdinaga nė
takim nėnvizoi se ėshtė i vendosur qė akcionin ta ēojė deri nė fund dhe
pakurrfarė selekcionimi, mirpo pas njė diskutimi tė hollėsishėm nga ana e tė
pranishmėve, ku u shpalosėn vlerėsime dhe mendime qė njė hap i tillė mund tė
ketė pasoja negative nė buxhetin e sejcilės familje u ra dakort qė edhe kėtė
verė objektet nė fjalė tė punojnė ndėrkohė qė vetė pronarėt obligohen qė tė
njetit vetė ti menjanojnė mė 1 tetor tė kėtij viti.
Ulqin.19.05.2009:Nr: 188/09 Pasojat e
vendimeve tė gabuara kėrcėnojnė vendet e punės
Nė situatėn aktuale tė ekonomisė sė Malit tė Zi dhe posaēėrisht tė Ulqinit,
rėnia e aktiviteteve ekonomike kohėt e fundit shpeshherė ndėrlidhet me krizėn
financiare botore, me kėtė harrohet se vendimet e aprovuara nė tė kaluarėn kan
krijuar kushte qė ekonomia e komunės dhe pikėrisht shėrbimet nė sektorin e
hotelerisė tė jenė jashtė funksionit tė saj themelor dhe pran shkatėrrimit
total.
Situata me tė cilėn me vite tė tėra pėrballen ish-punėtorėt e Rivierės sė
Ulqinit, dhe me ato edhe tė punėsuarit nė Hotelin e dikurshėm Galeb, tani
gėrmadhė nė qendėr tė qytetit, ėshtė drejtpėrdrejt pasojė e vendimeve tė gabuara
rreth privatizimit tė Qeverisė sė Malit tė Zi dhe vendimeve tė dyshimta tė
ekzekutivit tė komunės sė Ulqinit.
Tani shfaqen pasojat tė krijuara me mosrespektimin e Planit tė
privatizimit tė Rivierės sė Ulqinit nga ana e Qeverisė sė Malit tė Zi.
Fillimisht Riviera e Ulqinit ėshtė dashur tė privatizohet me anė tė konkursit
ndėrkombėtarė nga partneri strategjikė, dhe si njė ndėrmarrje. Por ky privatizim
e bė nga vetė Riviera e Ulqinit nė Falimentim dhe Gjyqit ekonomik duke shitur
objektet njė nga njė..
Nė rastin e Hotelit Galeb, ka shumė shkelje tė kontratės sė shitblerjes, ku ndėr
tė tjerat nuk ėshtė respektuar obligimi kryesor i Blerėsit qė investimet nė
vlerė prej mbi 15 milion euro tė pėrfundojnė deri me 31.12.2008. Kjo shkelje e
kontratės ėshtė flagrante dhe sė bashku me mos pėrmbushjen e kontratave pėr
investime nė objektet tjera hoteliere tė privatizuar, ka shkaktuar devastimin e
objekteve dhe rėmje drastike tė kualitetit tė turizmit nė Ulqin.
Ėshtė i pa arsyetueshėm vendimi i organeve kompetente tė Komunės qė e lejuan
shkatėrrimin e hotelit mė tė mirė dhe mė tė mirėmbajtur , tė rindėrtuar nė vitin
1982, pa krijuar kushtet nė planifikimin hapėsinor qė tė ndėrtohet hotel i ri.
Shtrohen pyetjet: Kush e ka dhėnė pėlqimin tė shkatėrrohet hoteli i gatshėm qė
tė presė turistėt? Pse nuk ndėrtohet? A ka menduar ndokush pėr fatin e
punėtorėve tė kėtij hoteli dhe hoteleve dhe ndėrmarrjeve tjera tė falimentuara
dhe tė privatizuar?
Kompania Rokshped kėto dite ka vendosur dhjetėra kioskė anė e mbanė Komunės sė
Ulqinit. Nė bazė tė ēfarė planit , ēfarė vendimit apo ndoshta ėshtė borxh i
Komunės pėr rregullimin e fasadės sė godinės sė Komunės, apo janė marrė mjete
finasiare nga kjo kompani pėr plane urbanistike e janė shpenzuar pėr rroga dhe
shpenzime tjera operative.
Urojmė qė punėtorėt e Galebit por edhe tė gjithė tė tjerėt tė Komunės sė Ulqinit
nuk do ta kenė fatin si punėtorėt e Kripores, Primorjes etj. Fati i punėtoreve
tė Galebit dhe tė gjithė tė tjerėve nga Qeveria e MZ duhet tė ketė tė njėjtin
tretman si fatet e punėtoreve tė KAP-it. Programi social i KAP ėshtė nė vlerė
prej 41 milion euro, apo prej 16 30,000 euro pėr tė punėsuar. Punėtorėt e
Galebit dhe tė gjithė punėtorėt tjerė tė mbetur pa punė nė Ulqin duhet tė kenė
tretman tė barabartė me punėtorėt tjerė tė mbetur pa punė nė vendet tjera tė
Malit tė Zi dhe t iu ofrohen dėmshpėrblime nga programet sociale. Ky ėshtė
obligim i atyre qė ushtrojnė pushtet si nė nivel shtetėror ashtu edhe nė nivel
tė Komunės.
Investitori Roshped duhet tė dėshmoj pėrgjegjėsi pėr mirėqenien e punėtorėve dhe
familjeve tė tyre. Kontrata e shitblerjes parapanė qė 5 vite nuk do tė ketė
lėshime nga puna pėr arsye teknologjike. Duhet tė mos harroj qė Kuvendi i
Ulqinit, nė mandatin kur Forca kishte shumicėn i ka jap pėlqimin pėr studim
lokacioni pėr pompėn e benzinit nė Katėrkollė.
Puntorėt e Hotel Galebit janė jo vetėm tė pakėnaqur, por edhe tė dėshpėruar.
Nuk ashtė e mjaftueshme vetėm tė merret rroga e garantuar edhe atė pėr njė kohė
tė caktuar. Ato nuk janė pensionistė, por punėtor tė kualifikuar dhe qė kanė
marr pjesė aktive nė ndėrtimin,promovimin dhe prezantimin e tė gjitha vlerave
turistike tė Ulqinit.
Ndoshta edhe kompania Rokshped ka barriera, si e tėrė ekonomia e Ulqinit. Nėse
kjo qėndron edhe tek ato,le tė deklarohen haptas dhe tė tregojnė fajtorin e
vėrtet.
Pėrgjegjėsinė pėr punėtorėt e ish hotelit Galeb e kanė tė ndarė edhe
Riviera e Ulqinit , edhe Qeveria e Malit tė Zi edhe vetė Komuna e Ulqinit. Tė
gjithė ato duhet tė dalin nė mbrojtje tė drejtave tė punėtoreve tė qė mos tė
kenė fatin e punėtoreve tė KAP-it, tė cilėve i premtohen pagesa me dhjetėra
mijėra euro kurse punėtoreve tė Galebit vetėm rruga. Genci Nimanbegu
Nėnkryetar i Forcės sė re Demokratike
Forca e Re
Demokratike Nova Demokratska Snaga - FORCA
Ulqin.19.5.2009:
Kryetari i Komunės sė Ulqinit, Gėzim Hajdinaga i ka dėrguar njė mesazh
qytetarėve me rastin e 21 majit - Ditės sė Pavarėsisė sė Malit tė Zi nė tė cilin
pėrcjell urimet mė tė ngrohta pėr begatinė dhe lumturinė e tė gjithėve: Kjo
ditė e veēantė mė jep rastin tė shpreh urimet e mija tė sinqerta pėr tė gjithė
qytetarėt e Ulqinit, si dhe kam besim tė thellė se me angazhimin tonė tė
pėrbashkėt, sėshpejti do tė radhitemi nė familjen e madhe evropiane. Tė
tillė do tė njohin zhvillime tė mėtejshme, nė tė mirė tė paqes, stabilitetit e
pėrparimit tone. Sinqerisht i Juaji, Gėzim Hajdinaga
Ulqin
.16.5.2009:
KLUBI I KARATESĖ ULQINI I PARI NĖ RENDITJEN E PĖRGJITHSHME
NĖ TURNEUN E III TĖ KARATESĖ GRAND PRIX MEDITERAN ULQINI GJITHNJĖ I
PARI
Tė shtunėn, mė 16 maj
2009 nė Podgoric u mbajt Turneu i 3-tė i karatesė GRAND PRIX MEDITERAN, nė
tė cilin klubi i karatesė Ulqini u shpall klubi mė i mirė i turneut.
Garuesit e KK Ulqini arritėn tė fitojnė 123 medalje: 44 medalje tė arta, 41
tė argjendta dhe 38 tė bronzta nė disiplinat individuale dhe ato ekipore. Nė
vend tė dytė u rendit klubi i karatesė Buduqnost i Podgoricės, nė vend tė
tretė u rendit klubi i karatesė Bar i Tivarit, vendi i katėrt i takoi klubit
tė karatesė Nikshiq i Nikshiqit ndėrsa vendi i pest i takoi klubit tė karatesė
Sport riva tė Herceg Novit .
..lėxo mė shumė-->
Ulqin
15.5.2009: Sot nė Ulqin qendroi pėr vizitė pune Ministri i
kulturės, sportit dhe mediave z. Branisllav Miqunoviq. Fillimisht ai u takua me
Kryetarin e Komunės sė Ulqinit z. Gėzim Hajdinaga. Bashkėbiseduesit preken njė
sėrė temash qė kanė tė bėjnė me kulturen dhe sportin, ndėrkohė qė u ra dakort qė
sa mė parė tė pėrgatiten temat prioritare e Ministri Miqunoviq u shpreh i
gatshėm qė nė njė tė ardhme tė afėrt tė qėndrojė nė Ulqin, e detalisht tė flitet
dhe tė analizohet sejcila nga to. Nga ana tjetėr Kryetari Hajdinaga kėrkoi
mbėshtetje mė tė madhe nga ana e Ministrisė pėr projektet tona siē ėshtė
Festivali tradicional Skena Verore, Festivali i Fėmijėve, Panairi i
Librit etj. Kėtė siē nėnvizoi z. Hajdinaga jo vetėm se kemi tė bėjmė me
manifestime tradicionale, por edhe pėr shkak tė specifikave tė qytetit ku ata
zhvillohen. Mė pas, Ministri Miqunoviq dhe Kryetari Hajdinaga vizituan shtėpinė
botuese Plima. Kjo, vizitė dhe tė tjerat qė priten tė realizohen nė qytete
tė tjerė kanė pėr qėllim njoftimin mė pėr sė afėrmi me kėtė materie nė prag tė
pėrgatitjes sė ligjit perkatės qė do tė jetė ne diskutim publik.
Ulqini.12.5.2009:
Kryetari i Ulqinit z.Gėzim Hajdinaga dhe bashkėpunėtorėt e
tij priten sot nė njė takim pune delegacionin tre anėtarėsh tė Kėshillit tė
Evropės tė kryesuar nga zonja Klaudia Luēani.Temė e kėtij takimi i cili zgjati
mbi 60 minuta ishte ēėshtja e pakicave respektivisht tė drejtat e tyre,
administrimi lokal konformė normave ndėrkombėtare, realizimi dhe transparenca e
mjeteve republikane ndaj pushteteve locale, ēėshtja e simboleve kombėtare, Ligji
i pakicave etj.z. Hajdinaga dhe bashkėpunėtorėt e tij u pėrgjigjėn nė pyetjet e
mysafirėve. dhe dhanė vlerėsimet e tyre rreth kėtyre ēėshtjeve, duke nėnvizuar
faktin qė ēėshtja e pakicave ėshtė njė ēėshtje e ndjeshme dhe tejet e
rėndėsishme pėr sejcilin vend qė aspiron tė bėhet pjesė e familjes evropiane.
Ata nėnvizuan qė nė kėtė drejtim ėshtė punuar, por gjithnjė ka vend pėr
plotėsime dhe avansime, posaēarisht kur ėshtė fjala pėr decentralizimin e
pushtetit vendor.Veēmas mysafirėt u interesuan pėr decentralizimin e pushtetit
dhe gjendjes nė kėtė fushe, kur dihet qė Mali i Zi ėshtė nėnshkrues i Kartės
evropiane pėr qeverisjen vendore.Delegacioni i Kėshillit tė Evropės sot u takua
edhe me klubet e kėshilltarėve tė Asamblesė komunale e nė Podgoricė ėshtė
palaralajmėruar takimi i radhės me liderėt e partive nacionale nė Mal tė Zi.
Ulqini.12.5.2009:
Kryetari i Komunės sė Ulqinit Gėzim Hajdinaga sot vizitoi
Tetovėn dhe Gostivarin. Fillimisht ai u takua me Kryetarin Sadi Bexheti dhe
bashkepunetoret e tij. Nikoqirėt e njoftuan z. Hajdinaga me funksionimin e
pushtetit vendorė dhe ēėshtje qė kanė tė bėjnė me bashkėpunimin e ndėrsjelltė
tė dy qyteteve. Ndėrkaq z. Hajdinaga theks tė veēantė nė takim i kushtoi
turizmit si degė kryesore ekonomike pėr Ulqinin dhe pėrgatitjet qė janė bėrė
nga ana e pushtetit vendorė dhe e tė gjithė subjekteve tė tjerė, pėr verėn 2009.
Vizitės sė delegacionit nga Ulqini iu kushtua njė vėmendje e veēantė dhe
gazetarė tė shumtė ishin tė pranishėm nė konferencėn qė u organizua pas takimit.
Kryetari i Tetovės i bėri thirje banorėve qė tė zgjedhin si destinacionin e tyre
turistik Ulqinin ndėrkohė qė kryetari Hajdinaga u pėrgjigj nė pyetjet e
gazetarėve. Njė takim tjetėr i rėndėsishėm ishte edhe ai nė Gostivar, ku
Kryetari i Ulqinit u takua me homologun e tij Dr Rufi Osmani. Nė deklatratat e
pėrbashkėta edhe njėherė u theksua nevoja e bashkėpunimit tė ndėrsjelltė qe i
kontribuojnė njohjes mė tė pėrafėrt tė banorėve tė dy vendeve. Kryetari i
Gostivarit shprehu bindjen qė edhe kėtė verė nė Rivierėn e Ulqinit mysafirėt nga
ky qytet nuk do tė jenė tė paktė nė numėr. Pėrndryshe sic u dėgjua nė
prezantimin e ofertės turistike tė Malit tė Zi , mysafirėt nga Maqedonia nė
vitin e kaluar kanė realizuar 230 mijė bujtje dhe nė kėtė mėnyrė ata zėnė njė
vend tė rėndėsishėm nė mozaikun e vizitorėve nė bregdetin e Malit tė Zi.
Ulqin
11.5.2009: Pas prezantimit tė sukseshėm tė ofertės turistike nė tetė qendra tė
Kosovės sot kryetari Hajdinaga filloi turin e ri tė prezantimeve nė Maqedoni.
Fillimisht nė kryeqytetin e vendit Shkupin, zoti
Hajdinaga u takua me zėvėndėskryeministrin z.Abdilhaqim Ademi. Pėr njė orė sa
zgjati takimi u preken njė sėrė ēėshtjesh tė rėndėsishme, e nė veēanti ato
qe kanė tė bėjnė me bashkėpunimin e ndėrsjelltė. z. Ademi, foli pėr zhvillimin e
proceseve demokratike ne vend dhe pėr zgjedhjet e zhvilluara, aplikimin e
marrėveshjes sė Ohrit dhe pozitėn e shqiptarėve, ndėrkohė qė gjatė u ndal pėr
bashkėpunimin e Ulqinit me qendra tė ndryshme tė Maqedonisė veēmas me ata
ku shqiptarėt pėrbėjnė shumicėn. Veēmas interesim tregoi pėr pėrgatitjet qė janė
bėrė nė fushėn e turizmit, ēmimet e ofertės dhe shprehu bindjen qė edhe kėtė
verė mysafirė tė shumtė nga Maqedonia do tė vizitojnė Ulqinin. Nga ana
tjetėr Kryetari Hajdinaga i shprehu mirėnjohje pėr pritjen dhe
detalisht foli pėr pėrgatitjet qė janė bėrė nė nivel tė komunės dhe
republikės, pėr lehtėsirat e krijuara pėr afaristėt e turizmit, ēmimet dhe tė
gjithė atė qė pritet tė realizohet gjatė sezonit turistik. I bindur qė
edhe sezoni 2009 do tė jetė i sukseshėm z. Hajdinaga u shpreh i gatshėm pėr
bashkėpunim nė fusha tė ndryshme me disa nga qytetet e Maqedonisė, duke
veēuar Strugėn, Shkupin, respektivisht Ēairin, Tetovėn, Gostivarin etj. Njė
takim tjetėr i rėndėsishėm ishte ai i kryetarit Hajdinaga me
Ministrin e ekonomise Dr. Fatmir Besimi.ku fokusimi qėndrore ishte nė
fushen e turizmit dhe valorizimet qė priten tė realizohen nė qytetin tonė.
Tė dy bashkėbiseduesit vlerėsuan takimet dhe ishin tė mendimit qė
kėto i ndihmojnė bashkėpunimit ndėrmjet qyteteve dhe vendeve tė rajonit.
Interesimi nga ana e masmedjeve ishte tejet i madh pėr
kėto takime. Dita e parė e qėndrimit nė Shkup u pėrmbyll me njė vizitė Komunės
sė Ēairit, njerės nga l0 komunat e Shkupit, komunė me shumicė shqiptare. Po sot
nė Shkup qendroi dhe njė delegacion i zgjeruar i Podgoricės i kryesuar nga
Ministri i turizmit Neneziq, Drejtori i Organizatės nacionale turistike Sasha
Radoviq dhe Ambasadori i Malit tė Zi nė Shkup Dushko Llalliqeviq nė prani tė njė
numri tė madh tė tė ftuarve u bė prezantimi i ofertės turistike tė Malit
tė Zi nė Maqedoni. Nė orėt e mbrėmjes kryetari i Ulqinit z Gėzim Hajdinaga do tė
organizojė njė pritje koktej pėr punėtorėt dhe zyrtarėt e turizmit nė Shkup,
ndėrkohė qė nesėr priten tė vizitohen qendrat Tetovė e Gostivar.
Ulqin
9.5.2009: Kryetari Hajdinaga vizitoi qytete Pejė, Deēan e Gjakovė. Ai u prit nga
nikoqiėt z. Ali Berisha, z. Musa Berisha dhe z. Pal Lekaj. Nė tė tre takimet u
vlerėsua bashkėpunimi i ndėrsjelltė dhe u shpreh gadishmėri qė nė njė tė ardhme
tė afėrt tė nėnshkruhen edhe memorandumet e bashkėpunimit. Nikoqirėt shprehen
bindjen qė edhe pėrkundrejtė krizės globale interesimi pėr tė veruar nė Ulqin ka
qenė dhe do tė jetė permanet, ashtu edhe gjatė kėsaj vere. Kryetari Hajdinaga
shprehu falenderime nė emėr tė qytetarėve tė Ulqinit dhe theksoi qė Ulqini ėshtė
i gatshėm tė presė mysafirėt dhe do tė sillet konfomė krizės qė na rrethon. Tė
gjithė takimet ishin tė pėrcjellura nga medije tė shumta tė cilat po i kushtojnė
vėmėndje qėndrimit tė delegacionit tė Ulqinit nė Kosovė. Sot priten tė vizitohen
dy qendra tė tjera, ndėrkohė qė ka mbėrritur edhe axhenda e detajuar rreth
takimeve qė delegacioni nga Ulqini do tė ketė nė Maqedoni.
Ulqin
9.5.2009: Nė kuadėr tė qėndrimit tė delegacionit tė qytetit tone nė Prishtinė,
nė ambientėt e hotelit Grand u organizua njė pritje koktej, ku ishin tė
pranishėm zyrtarė qeveritar, pėrfaqėsues tė Komunės sė Prishtines, ata tė Dhomės
ekonomike, Asociacionit tė turizmit tė Kosovės dhe tė ftuar tė tjerė. Kryetari
Hajdinaga pėrshėndeti tė pranishmit, foli pėr pėrgatitjet e bera, bashkėpunimin
komunė agjenci turistike dhe shfrytėzues tė plazheve, investimet nė
infrastrukturė dhe nė fusha tė tjera qė kanė pėr bazė interesimin gjithnjė e mė
tė madh tė mysafirėve.
Kryetari Hajdinaga mė pas u pėrgjigj nė pyetjet e shumta tė gazetarėve, ndėrkohė
qė pjestarė tė delagacionit tonė u takuan me kolegėt e tyre kosovarė.
Ulqin
9.5.2009: Kryetari i Komunės sė Ulqinit Gėzim Hajdinaga, me rastin e Ditės sė
Evropės i ka dėrguar njė telegram urimi tė gjithė qytetarėve tė Ulqinit. Nė urim
ndėr tė tjera thuhet Ju uroj Ditėn e Evropės i bindur qė nė njė tė ardhme tė
afėrt edhe ne do tė jemi pjesė e Evropės sė bashkuar. Ky ėshtė synimi ynė i
pėrbashkėt. Me nderime, I juaji,
Gėzim Hajdinaga
Ulqin.4.5.2009:
Sot nė Ulqin
qėndroi pėr vizitė pune Ambasadori i Republikės Federale tė Gjermanisė z. Peter
Platte. Nė takimin qė pati me Kryetarin Hajdinaga ishin tė pranishėm drejtorėt
e shkollave Marėshali Tito, Boshko Strugar dhe Gjimnazit Vėllazėrim
Bashkim. Ambasadori Platte insistoi qė gjuha gjermane ti ofrohet nxėnėsve si
gjuhė e huaj qė nga klasa e tretė e shkollės fillore, duke veēuar pėrparistė qė
do tė kishin ata, mundėsinė e sigurimit tė bursave dhe vazhdimin e studimeve nė
Universitetet e Gjermanisė...lėxo
mė shumė-->
Tekstet e
prezentuara domosdoshmėrisht nuk pėrfaqėsojnė politikėn e redaksisė tė www.ulqini.de nuk jep pėrgjigje pėr faqe
externe
Inhaltlich Verantwortlicher gemäß § 6 MDStV: Shaban Burri
Haftungshinweis: Trotz sorgfältiger inhaltlicher Kontrolle übernehmen wir keine
Haftung für die Inhalte externer Links. Für den Inhalt der verlinkten Seiten
sind ausschließlich deren Betreiber verantwortlich.Der Inhalt
muss
nicht mit den Vorstellungen von uns übereinstimmen.